FIFA ka njoftuar se në Kampionatin Botëror do të përdorë inteligjencën artificiale për të përmirësuar saktësinë e zbulimit të pozicionit jashtë loje përmes teknologjisë gjysmëautomatike.
Falë bashkëpunimit me Lenovon, çdo futbollist që merr pjesë në turne do të skanohet për të krijuar një model 3D. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të gjurmohet çdo lëvizje, edhe në situatat më të paqarta, si për shembull kur pamja mbulohet nga një lojtar tjetër.
Kjo teknologji është testuar tashmë gjatë Kupës së fundit Interkontinentale, veçanërisht në ndeshjen mes Flamengos dhe Pyramids.
Sipas drejtuesve të FIFA-s, testi ka qenë i suksesshëm dhe do ta përmirësojë ndjeshëm zbulimin e pozicionit jashtë loje.
Sveçla pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë bashkë...
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...