Kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e vitit 2023.
Me këtë rast, FIFA ka publikuar listën e tre kandidatëve që garojnë për çmimin “Trajneri më i mirë 2023”.
Në listën e “The Best” gjenden: Luciano Spalletti, aktualisht trajneri i përfaqësueses italiane, por që në këtë vit triumfoi me Napolin në Serie A.
Pas tij vjen trajneri i Interit, Simone Inzaghi, që me zikaltërit sfidoi Manchester City-n në finale e UEFA Champions League dhe në fund, pikërisht fituesi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë, Pep Guardiola.
Por, jo vetëm kaq.
Guardiola, trajneri spanjolli u shpall kampion me “qytetarët” edhe në Premier League, teksa fitoi edhe kompeticionin e FA Cup duke kompletuar “tripletën”.
Ai shihet si favorit për këtë çmim, ndërsa gara pritet të jetë disi më e fortë se sa pritshmëritë aktuale.
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...