Fituesi i Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të përfitojë një shpërblim rekord prej 37.5 milionë paundësh, ka konfirmuar FIFA.
Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s në Doha, vetëm pak orë para mbrëmjes vjetore të çmimeve.
Në total, fondi i shpërblimeve për kombëtaret pjesëmarrëse do të arrijë në 545 milionë paund, rreth 50 për qind më shumë se në Botërorin e Katarit katër vite më parë.
Njoftimi vjen një ditë pasi FIFA u detyrua të reagojë ndaj zemërimit të tifozëve për çmimet e larta të biletave.
Javën e kaluar, tifozët u revoltuan kur u publikuan çmimet fillestare, me biletën më të lirë për ndeshjen hapëse të Anglisë ndaj Kroacisë që shkonte në 200 paund, ndërsa një vend në finalen e turneut kushtonte mbi 4,000 paund.
Pas presionit, FIFA konfirmoi se rreth 10 për qind e biletave për çdo kombëtare do të ofrohen me çmim të reduktuar prej 45 paundësh. Në rastin e Anglisë, këto bileta do të jenë të disponueshme për të gjitha ndeshjet dhe do t’u jepen anëtarëve të klubit zyrtar të tifozëve.
Edhe pse numri është i kufizuar, ky vendim konsiderohet një fitore e rëndësishme për tifozët.
Vendimi erdhi pas bisedimeve mes FIFA-s dhe federatave anëtare, përfshirë Federatën Angleze dhe atë Gjermane.
“Tifozët e kombëtareve të kualifikuara do të përfitojnë nga një kategori e re biletash, e krijuar për ta bërë ndjekjen e ekipit më të përballueshme. ‘Supporter Entry Tier’ do të kushtojë 60 dollarë për ndeshje, përfshirë edhe finalen”, deklaroi një zëdhënës i FIFA-s./Arbresh.info
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...