Wilton Sampaio, gjyqtari brazilian i cili u kritikua rëndë për paraqitjen e tij në eliminimin e Anglisë nga Kampionati Botëror nga Franca, do të qëndrojë në turne dhe mund të drejtojë finalen në Katar që mbahet më 18 dhjetor.
Vendimi i FIFA-s do të thotë se Sampaio mund të marrë në mënyrë të jashtëzakonshme drejtimin e finales këtë të diel, pavarësisht nga një mori vendimesh të diskutueshme në humbjen 2-1 të Anglisë ndaj Francës.
Anthony Taylor gjithashtu mbetet në garë për të arbitruar finalen e Botërorit, pasi nuk ishte caktuar në raundin e fundit nga FIFA.

Në fillim të turneut ishin 36 gjyqtarë, duke përfshirë dy përfaqësuesit e Ligës Premiersi Taylor dhe Michael Oliver. Ky numër tani është ulur në 12 ndërsa turneu hyn në javën e saj të fundit, me Oliverin në mesin e atyre të pafat që u dërguan në shtëpi nga Katari.
Burimet e FIFA-s konfirmuan 12 gjyqtarët e tyre për Sportsmail të hënën në mëngjes dhe lista përfshin 44-vjeçarin, Taylor. Mbetet gjithashtu Sampaio – arbitri brazilian i cili u kritikua për vendimet e tij kontroverse, që quan në eliminimin e Anglisë nga gara të shtunën mbrëma.

Edhe pse ai i dha dy penallti Anglisë kundër Francës – një me rekomandim nga VAR – Sampaio u kritikua për mospërputhjen e veprimeve.

Anglia ndjeu se kishte një faull ndaj Bukayo Sakas nga Dayot Upamecano në minutat e parë. Skuadra e Gareth Southgate ishte gjithashtu e mahnitur që një sfidë nga Upamecano ndaj Harry Kane nuk rezultoi në një penallti, apo edhe një goditje dënimi nëse ishte jashtë zonës. /Telegrafi/
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit