FIFA është duke nxituar që sa më shpejtë të përfshijë inteligjencën artificiale në VAR, që do të tregonte qartë kur një lojtar është në pozitë jashtë loje, raporton ESPN.
Deri më tani, që nga përfshirja e video asistentit të gjyqtarit në futboll, ka pasur shumë vendime të diskutueshme.
Madje, klubet janë dëmtuar nga VAR-i edhe kur nuk ishte pozitë jashtë loje dhe që ishin shënuar gola vendimtar.
Rasti më i freskët është në barazimin 2-2 të Liverpoolit me Evertonin, ku The Reds u dëmtuan në momentin që u aludua se Sadio Mane ishte në pozitë jashtë loje.
Nga kritikat e marra, FIFA po nxiton që të fus inteligjencën artificiale në VAR, që e do të implementohet në vitin 2021.
Video asistenti me inteligjencë artificiale do të ketë fokusin më të veçantë në Kupën e Botës që mbahet në viti 2022 në Katar, duke e testuar në vitin e ardhshëm nëse është një gjë e qëlluar. /Telegrafi/
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...