FIFA ka kërcënuar Federatën e Futbollit të Brazilit me pezullimin e kombëtares së tyre dhe klubeve nga të gjitha garat ndërkombëtare.
Associated Press ka në posedim letrën nga FIFA drejtuar Federatës së Futbollit të Brazilit, ku i di të gjitha detajet se për çfarë bëhet fjalë, përcjell Arbresh.info.
Futbolli brazilian është në një krizë menaxheriale pasi gjykata në Rio de Zhaneiro shkarkoi presidentin e Federatës braziliane, Ednaldo Rodrigues, nga detyra më 7 dhjetor dhe dy instanca të tjera gjyqësore e konfirmuan atë vendim.
Shkak janë parregullsitë në përzgjedhjen e tij, por FIFA ka rregulla shumë strikte për ndërhyrjen e qeverive dhe palëve të treta në punën e federatës.
Kreu i gjykatës më të lartë sportive të Brazilit është caktuar për të organizuar zgjedhjet e reja për kreun e Konfederatës, të cilat FIFA i sheh si një shenjë të mundshme të ndërhyrjes së qeverisë në federatë.
Në letër, FIFA përmendi se do të formojnë një komision për të diskutuar rastin më 8 janar dhe nëse brazilianët mbajnë zgjedhje me iniciativën e tyre përpara këtij afati, ekziston mundësia e pezullimit. /Arbresh.info/
Rama: Katër zyrtarë certifikohen si specialistë të sigurisë ...
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...