Atmosfera festive në Spanjë pas triumfit në Kupën e Botës bie në kontrast të plotë me zhgënjimin dhe kritikat që po përjeton Argjentina pas humbjes në finalen ndaj “La Rojas”.
Madje, situata mund të rëndohet edhe më shumë për skuadrën e Lionel Scalonit. Sipas raportimit të Sky Sports News, FIFA do të hapë një hetim disiplinor lidhur me incidentet e ndodhura pas përfundimit të finales së Kupës së Botës.
Organi më i lartë i futbollit botëror do të analizojë raportet e arbitrave dhe pamjet filmike të ndeshjes përpara se të vendosë nëse do të shqiptojë sanksione ndaj përfaqësueses argjentinase.
Janë disa incidente që do të shqyrtohen, pasi finalja u mbyll mes përplasjeve të shumta mes futbollistëve të Argjentinës dhe Spanjës, duke lënë një shije të hidhur në një ndeshje që duhej të ishte festë e futbollit.
Një nga rastet kryesore është kartoni i kuq i marrë nga Leandro Paredes për “sjellje të dhunshme” pas vërshëllimës së fundit, pasi u përfshi në një konflikt me futbollistët spanjollë gjatë festimeve të titullit.
Nën hetim janë edhe veprimet e Nahuel Molinës, i cili dyshohet se goditi me grusht kapitenin spanjoll Rodri gjatë festimeve.
Po ashtu, FIFA do të shqyrtojë edhe përfshirjen e ndihmëstrajnerit të Argjentinës, Roberto Ayala, i cili akuzohet se shtyu Dani Olmon gjatë përleshjeve.
Përveç incidenteve në fushë, FIFA pritet të analizojë edhe sjelljen e delegacionit argjentinas gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut.
Sipas raportimeve, disa futbollistë të Argjentinës i kthyen shpinën momentit kur lojtarët e Spanjës ngritën Kupën e Botës, një veprim që ka shkaktuar reagime të shumta dhe që tashmë është pjesë e hetimit të FIFA-s.
Mbetet të shihet nëse pas shqyrtimit të të gjitha provave, FIFA do të vendosë masa disiplinore ndaj lojtarëve apo anëtarëve të stafit të Argjentinës./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...