Federata e Futbollit të Kosovës sonte organizon mbrëmjen tradicionale gala, ku do të shpallen më të mirët e futbollit kosovar për vitin 2025, event që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Në këtë ceremoni solemne pritet të ndahen çmimet kryesore për futbollistët, trajnerët, ekipet dhe gjyqtarët më të dalluar gjatë vitit, si dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend.
Në mesin e çmimeve kryesore janë ai për futbollistin më të mirë të vitit, futbollisten më të mirë, trajnerin më të dalluar, si dhe çmimet për talentët e rinj dhe ekipin më të suksesshëm.
Ngjarja pritet të mbledhë figura të njohura të futbollit kosovar, përfaqësues të institucioneve, klubeve dhe mysafirë të ndryshëm, ndërsa ceremonia do të përcillet me interesim të madh nga opinioni sportiv.
FFK, përmes kësaj mbrëmjeje, synon të vlerësojë punën, sukseset dhe angazhimin e të gjithë atyre që kontribuuan në zhvillimin dhe promovimin e futbollit kosovar gjatë vitit 2025.
Gala mbrëmja e FFK-së fillon në orën 17:30.
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar