Federata e Futbollit e Kosovës fton të gjithë shikuesit në stadium që gjatë ndeshjes së sotme ta përkrahin Kombëtaren e Kosovës fuqishëm dhe me dinjitet, por në asnjë rrethanë të mos bëjnë veprime që janë të kundërligjshme, siç ishte rasti në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, kur dy shikues i kaluan rrethojat dhe u futën në fushën e gjelbër.
FFK u bën me dije shikuesve se çdo kalim i rrethojave dhe hyrje në fushë konsiderohet vepër penale dhe do të jetë i ndëshkueshëm në bazë të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe Ligjit kundër huliganizmit dhe dukurive tjera negative në sport, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë beson fuqishëm se të gjithë shikuesit do të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që bartin veprimet e tilla dhe se nuk do të lejojnë që persona të pandërgjegjshëm të prishin imazhin e mirë që ka krijuar FFK-ja dhe vetë tifozeria jonë “Dardanët” në ndeshjet e këtilla.
Kosova sonte luan ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Bullgarisë, për Kampionatin Evropian “EURO 2020”.Ndeshja fillon në 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...