Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se nesër (më 6 prill 2022) nga ora 11:00 do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor, në zyrat e FFK-së.
FFK në njoftim ka shkruar se për shkak të hapësirës së kufizuar nuk do t’i lejojnë mediat që ta përcjellin këtë ngjatje.
“Për shkak të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, kësaj radhe është e pamundur të krijojmë hapësirë për mediat në përcjelljen e kuvendit”, thuhet në njoftimin e FFK-së që po ashtu shkruan se një nga televizionet do ta transmetojë drejtpërdrejt.
AGK-ja dënon vendimin për mbylljen e Kuvendit të FFK-së për gazetarët dhe mediat
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për të mbyllur punimet e Kuvendit zgjedhor për gazetarë dhe media, të paraparë për 6 prill.
AGK-ja me anë të një komunikate ka kërkuar nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediat të kryejnë punën e tyre të papenguar.
“Sipas njoftimit të FFK-së, vetëm një transmetues do të lejohet në atë hapësirë, por asnjë gazetar”.
“Arsyetimi i hapësirës është i paqëndrueshëm, pasi që ngjarje të ngjashme janë mbuluar edhe në të kaluarën nga të gjitha mediat e interesuara. Një mbyllje e tillë pamundëson raportimin profesional nga vendi i ngjarjes, për një ngjarje të rëndësishme dhe me interes publik”.
“AGK-ja kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediat të kryejnë punën e tyre të papenguar”, thuhet në njoftim.
Në mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, Agim Ademi do të jetë i vetmi kandidat. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...