Federata e Futbollit e Kosovës do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë, të cilët pas ndeshjes me Portugalinë janë shfaqur me fanella me mbishkrim irredentist nacionalist.
Lexo edhe:
Futbollistët serb festojnë me simbole nacionaliste për Kosovën
FFK konsideron se propagandimi i një kënge nacionaliste nga futbollistët e Kombëtares së Serbisë, në tekstin e të cilës përmenden dy qytete të vendeve fqinje të saj, Prizreni i Republikës së Kosovës dhe Rumja i Malit të Zi është i papranueshëm.
Ky gjest nxitës dhe nacionalist nuk përkon me vlerat evropiane, por thjesht është pjesë e ëndrrave dhe mendimeve shoveniste dhe iderrentiste serbe.
Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë dhe kudo vlerësohet për krijim të urave të miqësisë ndërmjet popujve dhe si të tillë duhet ta ruajmë, e jo të shërbejë si mjet propagandues për shovinizëm të tërbuar.
FFK në vazhdimësi është kujdesur për propogandim të vlerave sportive dhe miqësore, prandaj do të kërkojë me ngulm nga UEFA që të dënojë veprimet e tilla, që vijnë nga një ekip kombëtar, i cili futbollin e shfrytëzon për propagandë të mendimeve të prapambetura.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...