Federata e Futbollit e Kosovës u bën thirrje të gjitha klubeve dhe personave që janë pjesë e organizimit të ndeshjeve të futbollit për vaksinim kundër pandemisë COVID. Situata e pandemisë në vendin tonë dita-ditës është duke u përkeqësuar, andaj është obligim i të gjithëve që të tregohemi të përgjegjshëm dhe t’i përmbahemi rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbrojtje nga virusi dhe të vaksinohemi.
Të gjithë duam t’i rikthehemi normalitetit sa më shpejt që është e mundur, por kjo nuk arrihet nëse nuk tregohemi të përgjegjshëm, pikësëpari me rrethin tonë të ngushtë, e pastaj edhe me komunitetin e gjerë. Prandaj, le të vaksinohemi të gjithë dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin nga ky virus që nuk njeh moshë!
FFK fton klubet që në mënyrë të organizuar dhe pa ngurrim ta kryejnë procesin e vaksinimit në qytetet ku e zhvillojnë aktivitetin e tyre. Kjo përveç se do të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit tonë të përgjithshëm, do të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e garave në futboll.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...