Feyenoord dhe Roma kanë barazuar 1-1 në një ndeshje të fortë në play-offin e Ligës së Evropës.
Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave në vitet e fundit kanë qenë shumë interesante.
Roma rrezikoi e para, kur në minutën e 41-të, Leandro Parades gjuajti bukur, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së parë, Igor Paixao shënoi me kokë pas asistimit të Quilindschy Hartman për 1-0 në të mirë të holandezëve.
Roma në pjesën e dytë shtoi presionin, duke rrezikuar më shumë dhe kjo iu shpërblye në minutën e 67-të kur Romelu Lukaku shënoi për 1-1.
Feyenordi ishte më i mirë në fund, duke rrezikuar në dy raste, por nuk ia arriti të shënonte.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Romë. /Telegrafi/
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës