Liria e Prizrenit ka arritur një fitore të madhe në udhëtim.
Bardhezinjtë u përballen me Hajvalinë në Kizhnicë duke e mposhtur me rezultat 2-4.
Sulmuesi i rrezikshëm, Liridon Fetahaj kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 39-të.
Por në minutën e fundit të pjesës së parë, Hajvalia barazoi nëpërmjet talentit të madh Edison Kçiku.
Me të filluar pjesa e dytë, Liridon Fetahaj përsëri realizoi për epërsinë e dytë në këtë ndeshje të Lirisë.
Ndërkohë në minutën e 69-të, nigeriani Ogemwiye shënoi për 1-3 ku kësaj radhe asistoi autori i dy golave, Liridon Fetahaj.
Për 2-3 vendasit shënuan në minutën e 76-të nëpërmjet Egber Vitisë.
Ndërkohë Liridon Fetahaj kompletoi het-trikun e tij në minutën e 80-të duke shënuar për 2-4.
Fitorja ndaj Hajvalisë, e ngritë Lirinë në pozitën e shtatë me 23 pikë, ndërkohë Hajvalia mbetet në pozitën e fundit me vetëm shtatë pikë.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...