Pas marrëveshjes së arritur të martën në mbrëmje, Festim Alidema është prezantuar sot si futbollist i KF Llapi.
Alidema ka nënshkruar kontrate një vjet e gjysme me Llapin, kurse ka premtuar maksimumin në rrugëtimin drejt titullit kampion dhe Kupës së Kosovës.
“ZYRTARE: Festim Alidema vishet bardhekaltër, prezantohet te KF Llapi
Pas marrëveshjes së arritur mbrëmë, Festim Alidema sot ka kryer prezantimin si futbollist i KF Llapit.
Alidema i bashkohet skuadrës së Llapit me një kontrat për 1 vit e gjysëm dhe premton maksimumin e tij drejt synimeve të këtij edicioni, Titullit Kampion dhe Kupës së Kosovës”, shkruhet në njoftimin e Llapit.
Skuadra nga Podujeva në këtë edicion e synon titullin e kampionit në Kosovë.
Ky ekip arriti ta mbyll vjeshtën në Vala Superligë në pozitën e parë. /arbresh.info/

Çmenduri në Portugali: Mourinho e lë Realin jashtë 8-shes, B...
Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasi”, kampion i arteve marcial...
Shtatore bronzi në përkujtim të Ismail Kadaresë
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës