Tek Sigal Prishtina sot kishte festë.
Në fakt, dy basketbollistë të klubit më të madh të basketbollit të këtushëm e kanë marrë nënshtetësinë kosovare.
Basketbollistët shqiptarë Jetmir Zeriqi dhe Jan Palokaj janë bërë tashmë edhe zyrtarisht kosovarë pasi paraprakisht kishin nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht të Kroacisë.

Bardhekaltrit madje ua kanë bërë si dhuratë një tortë, ku janë përfshirë flamujt e të tria shteteve.
Gjithashtu, klubi kryeqytetas uron që në të ardhmen e afërt ata të ftohen edhe në ekipin kombëtar të Kosovës.

Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...