James Maddison kreu një festë me ‘distancë sociale’ dhe dhuroi një moment gazmor gjatë përballjes së Leicester City me Southampton.
Leicesteri arriti të fitojë me rezultat 2-0 ndaj Southamptonit në ndeshjen e javës së 19-të në Ligën Premier.
Golat për ekipin e trajnerit Brandan Rodgers u shënuan nga James Maddison (37’) dhe Harvey Barnes (90+).Megjithatë, goli i anglezit Maddison ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e takimit.
Maddison festoi me stil pasi hapi rezultatin në King Power Stadium të shtunën në mbrëmje, duke i këshilluar bashkëlojtarët e tij të mbajnë ‘distancë sociale’ pas protokolleve të reja të coronavirusit në Ligës Premier.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...