Festa e ditëlindjes së Lamine Yamalit po përcillet me skandale që po zbulohen nga ora në orë.
Fillimisht një modele spanjolle zbuloi se kishte marrë ofertë prej 10-20 mijë eurosh për të marrë pjesë në festën private dhe të shfrenuar të ditëlindjes së 18-të të yllit spanjoll të futbollit.
E mediat spanjoll e kanë zbuluar sot një tjetër detaj të pazakontë, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, festa e mbajtur në një shtëpi në qytetin Olivella u mbajt me rreth 200 mysafirë nga sfera të ndryshme, ndërsa nuk munguan luksi, muzika dhe gjëra të tjera.
Por, ajo që vërehet është edhe prezenca e njerëzve trupshkurtër.
Pasi janë shfaqur pamjet, kanë reaguar publikisht nga Shoqata e Personave me Akondroplazi dhe Displazi të tjera skeletore, e cila e ka kundërshtuar fuqishëm angazhimin e personave me trup të shkurtër në festën e yllit të Barcelonës.
Madje, kjo Shoqatë ka paralajmëruar padi ndaj futbollistit spanjoll.
“Shoqata e denoncon punësimin e xhuxhëve si argëtim në festën e Lamine Yamal. Do të ketë masa ligjore dhe sociale kundër futbollistit për ta mbrojtur dinjitetin e personave me aftësi të kufizuara duke e marrë parasysh se këto veprime e shkelin jo vetëm ligjin, por edhe vlerat themelore etike të një shoqërie që synon të jetë e barabartë dhe e respektuar. Është e papranueshme që shekullin 21 njerëzit me trup të shkurtër të përdoren si argëtim në festa private dhe është edhe më serioze kur këto veprime përfshijnë figura publike si Lamine Yamal. Dinjiteti dhe të drejtat e komunitetit tonë nuk janë argëtim për askënd, në asnjë rrethanë”, shkroi kjo Shoqatë në rrjetin social “X”, ish “Twitter”.
Lamine Yamal is disgusting.pic.twitter.com/72kehdXQjj
— LBW (@losblancoswrld) July 13, 2025
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët