Ferronikeli dhe Trepça ’89 do të përballen sot pasdite në kryeqytet në finalen e madhe të Kupës së Republikës së Kosovës.
Pas një sezoni të gjatë, një edicioni ndër më të mirët në vitet e fundit, vjen finalja e Kupës së shtetit tonë. Ferronikeli, që javën e kaluar hyri në histori duke fituar titullin e kampionit, do të sfidojë “minatorët” në rrugën për të mbrojtur trofeun e Kupës së Kosovës të fituar vitin e kaluar, transmeton KP.
Ndërkohë, Skuadra e Afrim Tovërlanit me gjithë “arsenalin” e tyre do të kërkojë fitore në duel me skuadrën nga Drenasi, në mënyrë që këtë sezon ta mbyll me trofe.
Finalja mes Ferronikelit dhe Trepçës ’89 nis në orën 16:30.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...