Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli 74 ka arkëtuar një pikë në udhëtim te kampioni dhe lideri aktual, Ballkani. Ndeshja e zhvilluar në Suharekë është mbyllur me rezultat 2:2.
Të parët në epërsi kaluan futbollistët e drejtuar nga Shefki Kuqi, me golin e Granit Musës, në minutën e 16-të.
Rezultatin e barazoi Walid Hamidi, në minutën e 30-të. Megjithatë, për epërsinë e sërishme të skuadrës nga Drenasi u përkujdes Alban Shillova, në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. Mirëpo, skuadra e Ilir Dajës u kundërpërgjigj shpejt në pjesën e dytë, me golin e Vesel Limajt, në minutën e 50-të për të barazuar shifrat në 2:2, që në fund doli të ishte edhe rezultati përfundimtar.
Pa fitues u mbyll edhe ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës. Por në Gjilan shifrat ishin 1:1.
Gjilanasit kaluan në epërsi me golin e Senad Jaroviq, në minutën e 51-të, derisa një pikë kryeqytetasve ia siguroi Ardian Limani, me golin e shënuar në minutën e 83-të. Ndërkaq, Drita ka shënuar fitore në stadiumin “Përparim Tha]i” në Prizren, duke e mundur Lirinë, 1:0, me golin e Blerim Krasniqi, në minutën e 52-të. /Arbresh.info/
Konjufca: Dialogu me Serbinë i brishtë për shkak të mungesës...
Zyrtare: Kosova me dy miqësore në qershor, Çekia jashtë dhe ...
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...