Fernandinho do të mungoj në ndeshjen në udhëtim të Manchester Cityt ndaj Arsenalit të enjten për shkak të një lëndimi në kofshë të këmbës.
Mesfushori pësoi një lëndim në muskuj në fitoren 3 me 0 të finales të së dielës në Carabao Cup ndaj “Topçinjve” në Wembley, transmeton portali arbresh.info.
City nuk është i sigurtë se për sa gjatë do të qëndroj 32-vjeçari jashtë fushës, por ata nuk do të rrezikojnë të përfundojnë atë në ndeshjen në Emirates këtë javë
“Skanimet kanë shfaqur që Fernandinho ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë gjatë fitores së kupës ndaj Arsenalit”, shkruan City në një deklaratë.
Braziliani është larguar nga fusha në minutën e 52, por rezultat e para kanë shfaqur që lëndimi nuk është një problem serioz./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...