Mesfushori portugez mund të mos paraqitet në ndeshjen e ardhshme të Manchester United.
Të dielën, Man Utd e pret në shtëpi Liverpoolin në derbin e xhiros së nëntë në Premier Ligë.
Sipas ‘The Sun’, në këtë duel në dyshim për Manchester United është paraqitja e yllit portugez, Bruno Fernandes.
Raportohet se Fernandes ka pësuar një goditje në ndeshjen e kaluar kundër Atalantës, dhe është parë duke çaluar gjatë stërvitjeve.
Megjithatë, ende nuk ka ndonjë kofirmim zyrtar për lëndimin e mesfushorit dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer shpreson që ai të jetë i gatshëm për derbin anglez kundër Liverpoolit.
27-vjeçari, llogaritet si futbollistë kyç i “Djajve të Kuq” pasi këtë edicion ka realizuar katër gola e gjashtë asistime në 12 ndeshje të luajtura, dhe mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me “The Reds”.
Liverpooli momentalisht ndodhen në vendin e dytë në tabel me 18 pikë, kurse United kanë 14 pikë në pozitën e gjashtë./lajmi.net/
Xhiro e fundit në Superligë, të gjitha ndeshjet fillojnë nga...
Gjermania planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ush...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës
Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm
Moti sot do të jetë me alternime kthjellimesh dhe temperatur...