Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes ka thënë se është lojtar ndryshe në krahasim me bashkëlojtarin, Paul Pogba.
Dy mesfushorët kur të fillojnë ndeshjet në Premierë Ligë do kenë mundësi të luajnë se bashku, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur për krahasimin me francezin, portugezi tha se ka stil unik për shkak se bën më shumë rrezikime.

“Mendoj se jam ndryshe nga të tjerët. Të gjithë kanë stil të ndryshme, ndoshta rrezikoj më shumë, ndoshta lojtarët e tjerë nuk rrezikojnë aq sa duhet, ndoshta gjuaj më shumë, disa pasojnë më shumë”.
“Disa lojtarë janë të njëjtë, por asnjëherë i njëjti lojtar. Jam lojtar që i pëlqen rrezikimet, të bëj pasimin e fundit, andaj më duhet të provoj”, deklaroi ai.
Që prej transferimit të Fernandes në “Old Trafford”, United është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit./arbresh.info.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses