Ferizaj ka shënuar fitore të madhe në udhëtim tek Suhareka me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit kosovar.
Valmir Nafiu në minutën e 59-të realizoi për 0-1, shkruan Arbresh.info.
Dhjetë minuta para fundit, Suhareka barazoi për 1-1 me anë të Fitim Susurit.
Mirëpo kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi mysafirët pas pesë minutash shënuan për ta rikthyer epërsinë me golin e Marko Musolin.
Deri në fund nuk pati gola tjera dhe Ferizaj shënoi fitore të madhe në luftë për një pozitë në garat evropiane.
Pas 32 xhirosh, Ferizaj është i katërti me 48 pikë aq sa ka edhe Malisheva e treta. Kurse Suhareka mbetet e nënta me 33 sosh./Arbresh.info
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...