Gjilani ka arritur të shënoj fitore të madhe me rezultat 1-0 ndaj Ferizajt në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit kosovar.
Pjesa e parë nuk solli ndonjë gol, shkruan Arbresh.info.
Teksa goli i vetëm u shënua nga top sulmuesi i Gjilanit, Senad Jarovic në minutën e 82-të.
Ferizaji realizoi një herë por goli u anulua nga VAR-i. Por ferizajasit nuk u dorëzuan dhe fituan penallti në minutën e 13 shtesë. Nga pika e bardhë gaboi Erion Sadriu, por nga topi i kthyer skuadra e Arsim Abazit ndërtoi një aksion të bukur dhe në fund barazoi rezultatin në 1-1.
Tashmë Gjilani ka 45 pikë i pesti, kurse Ferizaj mbetet i nënti me 34 sosh.
Takimin e radhës, gjilanasit e luajnë me Drenicën, ndërsa ferizajasit do të kenë punë me Malishevën./Arbresh.info

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë