Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës

17:34 | 10 Shkurt 2026
E.G

Skuadra e Ferizajt ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pas një fitoreje dramatike ndaj Drenicës me rezultat 4-3 pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe loja shtesë u mbyllën baras 0-0.

Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin ‘Liman Gegaj’ të Malishevës, ishte pjesë e 1/8-ve të Kupës së Kosovës. Pjesa e parë dhe e dytë u karakterizua nga lojë e barabartë dhe raste të pakta shënimi, duke e çuar takimin në vazhdime pa gola.

Edhe gjatë vazhdimeve, të dy ekipet mbetën të kujdesshëm, duke mos gjetur rrugën për te goli. Fituesi u vendos nga penalltitë, ku Ferizaj ishte më e saktë, duke triumfuar 4-3 dhe duke siguruar kalimin në fazën tjetër.

Ndryshe, Llapi kishte siguruar më herët çerekfinalen pasi eliminoi Dritën me rezultat 2-1 në Gjilan.

Ndërkaq nesër takohen:

Dukagjini – Prishtina e Re

Prishtina – Ballkani

Gjilani – Liria

Vushtrria – Vëllaznimi

Trepça ’89 – Malisheva

Ndërsa ndeshja Feronikeli-74’ – Dinamo do të luhet të mërkurën e ardhshme./rtk