Ferizaj dhe Drenica marrin fitore të mëdha në luftën për mbijetesë

16:05 | 17 Mars 2026
D.H

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 25-të në elitën e futbollit kosovar, ku kanë prodhuar rezultate befasuese.

Ferizaj e ka mposhtur bindshëm Prishtinën me rezultat 3-0, shkruan Arbresh.info.

Një fitore e madhe kjo për ‘Ujqit’ në luftën për mbijetesë. Derisa kjo është humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit për kryeqytetasit.

Ferizaj renditet i teti me 29 pikë, kurse Prishtina është e treta me 38 sosh. Në rast të fitores së Gjilanit, kryeqytetasit humbin këtë pozitë.

Një triumf të madhe e ka arritur edhe Drenica që ka shënuar fitore kundër Malishevës me rezultat 4-2.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për drenicakët, teksa Malisheva pëson humbjen e dytë me radhë.

Drenica tashmë ka 28 pikë në pozitën e nëntë një më pak se Llapi e Ferizaj, kurse Malisheva ndodhet e katërta me 37 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale