Rio Ferdinand beson se Liverpool është skuadra që të gjitha ekipet do të dëshironin të shmangnin në shortin e Ligës së Kampionëve.
‘The Reds’ kanë kaluar në 1/8 e Ligës së Kampionëve pas fitores 1:0 ndaj Napolit në ‘Anfield Road’,
Skuadra e Jurgen Klopp do të jetë në vazon e vendeve të dyta, dhe për kundërshtar mund të ketë skuadra si Real Madrid, Juventus, Barcelona dhe Bayern Munich.
Por, ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, beson se gjithë këto skuadra, nuk do të donin Liverpoolin për kundërshtar në shortin që do të hidhet ditën e hënë.
“Jurgen dukej shumë i kënaqur për mënyrën se si luajtën kundër Napolit, duke mos i lënë të krijojnë raste”, ka deklaruar Rio Ferdinand.
“Qëndrueshmëria me të cilën ata po luajnë i bëjnë të pakrahasueshëm në Evropë për momentin”, ka vazhduar Ferdinand, duke thënë se Liverpool është një skuadër për t’u shmangur në Ligën e Kampionëve
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL