Fenerbahçe e Jose Mourinhos ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve ndaj Feyenoordit në Holadnë me rezultat minimal 2-1.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit ku shënuan në minutën e 19-të me anë të Timber, shkruan Arbresh.info.
Turqit një minutë para fundit të pjesës së parë shënuan, por goli u anulua nga VAR-i.
Skuadra e Mourinhos rezultatin e barazoi në minutën e 86-të me golin e Amrabatit. Por ky barazim nuk zgjati shumë, pasi holandezët shënuan në minutën e parë shtesë për të rikthyer epërsinë me golin e Hadj Moussa.
Kështu Mourinho, u mposht në Holandë, mirëpo gjasat për kualifikim në play-off të Ligës së Kampionëve janë akoma. Ndeshja e kthimit luhet në Stamboll pas një jave./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...