Fenerbahce ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke dhënë sqarime për situatën e Vedat Muriqit.
Gjiganti turk njofton se ardhja e tij në Kosovë ka qenë e detyrueshme duke marrë parasysh se kështu funksionojnë gjërat sipas procedurave të UEFA-së, shkruan portali arbresh.info.

Muriqi ishte pjesë e lojtarëve të ftuar nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës pavarësisht lëndimit të tij dhe Fenerbahce thekson se klubi ka qenë në dijeni për lëndimin e tij por duhet të shkojë pavarësisht kësaj në rast se merr ftesë.
“Lojtarët e zgjedhur për skuadrën kombëtare, edhe pse ata janë të lënduar duhet të shkojnë. Kështu funksionon sipas procedurave të UEFA-së. Vedati ishte raportuar te skuadra kombëtare para lëndimit të tij”, shkruan Fenerbahce.
Kosova luan kundër Republikës Çeke mbrëmjen e sotme (e enjte) duke filluar nga ora 20:45, ndërsa ndeshja tjetër luhet tri ditë më vonë kundër Anglisë në “Fadil Vokrri”.
Sulmuesi më në formë në Evropë nuk është në dispozicion për asnjërën ndeshje dhe aktualisht është në Stamboll për trajtim mjekësor./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...