Fenerbahce i ka dërguar urime sulmuesit Vedat Muriqi pas ndeshjes Angli – Kosovë mbrëmjen e kaluar.
“Dardanët” pësuan disfatën e parë pas 15 ndeshjeve kundër skuadrës së Gareth Soutgates duke u mposhtur me rezultat 5 me 3 në stadiumin St. Mary’s në Southampton, shkruan portali arbresh.info.
Muriqi ishte asistues i dy golave nga Valon Berisha si dhe shënoi një gol nga pika e bardhë në pjesën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në kuadër të kualifikimeve.
Klubi i madh turk u futbollistit tonë ka reaguar me anë të rrjeteve sociale duke i dërguar një mesazh urimi.
“Urime lojtarit tonë Vedat Muriqi që finalizoi 90 minuta në ndeshjen Angli – Kosovë me një gol dhe dy asistime”, ka shkruar Fenerbahce në kanalin e tyre zyrtar në rrjetin social Twitter.
Pavarësisht disfatës, Kosova u tregua mjaftë problematike ndaj anglezëve duke shfaqur një super performancë./arbresh.info/
https://twitter.com/Fenerbahce/status/1171529849573236738
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...