Gazeta turke “Sabah” raporton se Fenerbahçe po kërkon të shesë sulmuesin e tyre kosovar Vedat Muriqi, me Tottenham Hotspur që thuhet se është i interesuar për shërbimet e tij.
Sulmuesi kosovar ka treguar formë mbresëlënëse në sezonin e tij të parë te gjigantët turq dhe kjo thuhet se ka rritur interesin e klubit nga Veriu i Londrës.
“Sabah” pretendon se përveç Tottenhamit për Muriqin janë interesuar klubet e Serisë A Napoli dhe Lazio. Skuadra turke shpreson që ta shesë 26-vjeçarin për një ofertë sa më të lartë.
Merkatoja e Fenerbahces për sezonin e ardhshëm do të varet nga shitja e Muriqit, pasi “Kanarinat e Verdha” janë në mbikëqyrje të rreptë nga UEFA për shkak të rregullave të “Fair Play-t Financiar”.
Raportohet se klubi turk e vlerëson Muriqin rreth 20 milionë euro dhe do të pranojë çdo ofertë nga klubet e interesuara nëse e përmbushin këtë kërkesë.
Muriqi ka shënuar 15 gola në Superligë për Fenerbahcen këtë sezon dhe ai është nën kontratë në “Ulker Stadium” deri në qershor 2023.
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...