Mesut Ozil po përmbushte një ëndërr fëmijërie kur u lidh me Fenerbahcen, por një qëndrim në Turqi është kthyer në një makth për ish-yllin e Arsenalit dhe ai është përjashtuar nga skuadra e klubit të tij aktualë.
Fituesi i Kupës së Botës 2014 ndërpreu lidhjet me Topçinjtë në janar të 2021 dhe përqafoi një mundësi për t’u lidhur me ekipin që ai u rrit duke e mbështetur.
Megjithatë, ai e ka parë të vështirë ecjen në Stamboll dhe tani e gjen veten të ngrirë nga planet e ekipit të parë pasi u largua në pjesën e parë në ndeshjen e tij më të fundit kundër Konyaspor.
Një deklaratë e shkurtër nga Fenerbahce e publikuar në faqen zyrtare të klubit, shkruhet se Ozil është përjashtuar nga skuadra.
Bilgilendirme
Futbol A Takımı oyuncularımız Mesut Özil ve Ozan Tufan, alınan karar gereği kadro dışı bırakılmışlardır.
Kamuoyuna duyurulur.Fenerbahçe Spor Kulübü pic.twitter.com/dXbO1o9Scn
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) March 24, 2022
“Lojtarët e ekipit A të futbollit, Mesut Ozil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar nga skuadra sipas vendimeve të marra”, thuhet në njoftimin e Fenerit.
Shkaqet e përjashtimit të Ozilit ende nuk janë bërë të ditura, teksa është folur për krisje të raporteve shkaku i pagesave të parregullta dhe kritikave të lojtarit për drejtuesit.
Klubi zbuloi se ata do ta bëjnë publike arsyen e vendimit në kohën e duhur, por Ozil u tërhoq në pjesën e parë në fitoren 2-1 të Fenerbahce kundër Konyaspor në fundjavë.
Dhe sipas gazetës turke Aksam, Ozil u konsiderua ‘fizikisht i paaftë’ dhe luftoi për të vazhduar me nivelin e lartë të intensitetit të ndeshjes.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen