Fenerbahce ka siguruar kualifikimin në finale të EuroLeague të premten, pasi kanë mposhtur Panathinaikosin me rezultat 82-76, në një gjysmëfinale të luftuar ndaj ish-trajnerit rival Ergin Ataman.
Klubi me bazë në Stamboll, të udhëhequr nga trajneri Sarunas Jasikevicius, e kontrolluan ndeshjen nga fillimi, duke krijuar një epërsi prej 22-14 pas çerekut të parë.
Fenerbahce e ruajti avantahzin e tyre gjatë ndeshjes, duke udhëhequr me shifrat 38-33 pas pjesës së parë dhe duke e zgjeruar atë në 54-48 pas tre çerekëve, para se të sigurojnë eventualisht fitoren me rezultat 82-76.
Devon Hall ishte lojtari më i dalluar tek Fenerbahce, duke shënuar për tri pikë në momentet vendimtare të ndeshjes.
Wade Baldwin në ndërkohë prodhoi disa momente spektakolare, duke përfshirë një ngulitje në kosh që elektrizoi tifozët turk të pranishëm në palestër.
Kjo fitore shënon paraqitjen e shtatë të Fenerbahces në Final Four në dekadën e fundit dhe krijon një mundësi të artë për t’u shpallur kampionë të EuroLeague.
Klubi turk do të përballet në finale me Olympiacos ose Monaco, teksa do synojnë të përsërisin triumfin e vitit 2017 në EuroLeauge të cilin e arritën në Stamboll.
Ky edicion i Final Four-it përfaqëson një ngjarje historike, pasi ishte hera e parë që u mbajt jashtë Evropës, më saktësisht në Abu Dhabi./Telegrafi/
Trump: Irani po dëshiron të flasë për shtensionim të konflik...
Tragjike në Lezhë, gjendet pa shenja jete një i moshuar – dy...
Deklarata e Trumpit, Haziri: E konfirmon rikthimin e vëmendj...
Netanyahu zbulon dy qëllimet e Izraelit në Iran
Rama: OSHP ka vendosur që komuna të vazhdojë me përzgjedhjen...
Laura Fazliu rrëmben medaljen e bronztë në Botërorin e Budap...