Klubi turk e kishte marrë një ofertë nga Tottenhami për sulmuesin kosovar gjatë janarit, por e kishte refuzuar atë.
Fenerbahçe e kishte refuzuar një ofertë të Tottenhamit për Vedat Muriqin gjatë muajit janar.
Televizioni turk “A Spor” zbulon se klubi nga Stambolli i kishte thënë “JO” një oferte prej 19 milionë eurosh për sulmuesin kosovar, përcjell Gazeta Express.
Në atë kohë, klubi Verdhekaltër synojnë t’i fitonte deri në 28 milionë euro për 25 vjeçarin.
Me siguri, Feneri i ka rënë pishman për këtë refuzim pasi pandemia koronavirus e ka futur krizën financiare në klubet evropiane.
Me siguri, tash klubi turk do ta ketë të vështirë ta shesë përfaqësuesin kosovar për këtë shifër.
Spurs e shohin ish-futbollistin e Rizesporit si alternativë ideale të Harry Kanet.
Interesim për Muriqin ndërkohë kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze si Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Leeds United, West Bromwich Albion, Southampton, Brighton e Burnley.
E në Itali, atë e pëlqejnë Napoli dhe Lazio.
Prizrenasi i ka zhvilluar 32 ndeshje këtë sezon dhe i ka realizuar 17 gola dhe i ka dhuruar 7 asistime.
Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023.
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...