Ish-mbrojtësi i Interit dhe Juventusit që tashmë luan me Fluminensen në Brazil, Felipe Melo ka folur së fundmi për dy ish-lojtarë brazilianë të cilët kanë kryer vepra të rënda siç është përdhunimi.
Në një prononcim të bërë për mediat, Melo u deklaruar publikisht kundër Dani Alves dhe Robinhos, të dy autorë në përdhunime.
“Dani Alves dhe Robinho duhet të bëjnë burgu, pasi e meritojnë! Ata duhet të paguajnë pasojat e veprimeve të tyre. Nuk më intereson se sa të famshëm janë apo se janë brazilianë si unë. Unë kam një vajzë 15 vjeçe dhe si baba e kuptoj se sa dhimbje të madhe shkaktojnë akte të tilla kriminale. Nëse unë do isha në vendin e baballarëve të atyre vajzave që janë përdhunuar, do të hakmerresha personalisht”-deklaroi ai.
Kujtojmë që Alves u lirua nga burgu disa ditë më parë pasi iu pagua dëmshpërblimi prej 1 milion eurosh./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...