Antonio Conte dhe Inter janë dënuar me nga 2 mijë euro pasi trajneri i ‘Nerazzurrëve’ i kishte treguar gishtin e mesëm presidentit të Juventusit gjatë ndeshjes në shkurt.
Ky incident kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes në stadiumin Allianz Stadium në Torino, transmeton lajmi.net.
Më 9 shkurt po luhej takimi në Kupën e Italisë mes Interit dhe Juventusit, kur Conte u drejtua nga zyrtarët e “Zonjës së Vjetër” dhe u kap nga kamera duke ia treguar gishtin e mesëm.
Federata Italiane e Futbollit po hetonte këtë rast dhe tani është vendosur që të dënojë edhe klubin edhe trajnerin.
Interi, si klub, do të duhet të paguajë 2 mijë euro dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Conte, i cili kishte insistuar se zyrtarët e kishin provokuar atë.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë