Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel, i kërkoi të dielën Ozilit shpjegime për fotot që bëri me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përpara Botërorit.
“Mesut Ozil nuk ka bërë asnjë koment deri tani. Tifozët presin përgjigje me të drejtë. Mesut, kur të kthehet nga pushimet, duhet të bëjë një deklaratë publike”, tha Grindel në një intervistë për “Kicker”.
Özil dhe Ilkay Gündogan bënë foto me Erdoganin përpara Botërorit dhe eliminimi që në grupe i Gjermanisë i shtoi polemikat për këto poza. Takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe fanellat dhuratë iu kthyen në një “boomerang” mesfushorëve të përfaqësueses gjermane, Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan. Pas eliminimit të papritur të Gjermanisë nga Kupa e Botës, presidenti i saporizgjedhur turk ua riktheu fanellat të dy futbollistëve.
Özil dhe Gündogan shkaktuan një zhurmë të madhe dhe polemika të shumta rreth skuadrës përfaqësuese gjermane përpara fillimit të Kupës së Botës, një kompeticion të cilin skuadra kampione nuk e përjetoi në qetësi, transmeton TCH.
Gündogan shkoi edhe më tej, teksa në fanellën e tij me Manchester Cityn shkroi edhe një dedikim, duke e cilësuar Erdoganin si presidentin e tij.
Një zëdhënës i Erdoganit ka konfirmuar lajmin për kthimin e fanellave të lojtarëve, duke deklaruar se presidenti turk kishte mbetur i pakënaqur nga paraqitja e tyre në Botërorin e Rusisë. Por, Erdogan shkoi edhe më tej, duke vënë gishtin në plagë, teksa deklaroi se nuk do që të ketë të bëjë më me ta, e kërkoi që futbollistët mos ta quajnë më presidentin e tyre
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...