Reprezentuesi shqiptar, Mirlind Daku, ishte autor i dy golave për Rubin Kazanin në fitoren që morën ndaj Spartak Moskës.
Daku megjithatë përveç golave mori vëmendjen me një veprim të tij i cili rezultoi me karton të kuq për të në minutën e 75-të.
Pas një ndërprerje, Daku e mori topin dhe nuk ia dha lojtarit kundërshtar, Alexis Duarte.
Duarte insistoi që ta marrë topin për ta nisur sa më shpejt aksionin, por Daku nuk e lejoi duke e kapur atë nga mbrapa dhe duke e rrëzuar në fushë.
Gjyqtari i ndeshjes pas këtij veprimi mori vendim t’i dhuronte të dy lojtarëve karton të verdhë dhe meqenëse ata ishin ndëshkuar më parë, u përjashtuan me të kuq.
Ky vendim i gjyqtarit nuk i pëlqeu aspak Dakut i cili iu vërsul atij dhe u desh intervenimi nga bashkëlojtarët e tij për të mos eskaluar situata.
Këto sjellje nuk kanë kaluar pa u vënë re nga organet e futbollit në Rusi, dhe këtë e ka bërë me dije udhëheqësi i Komitetit për Kontroll dhe Displinë, Artur Grigoryants, i cili tha se kanë nisur hetime ndaj Dakut.
“Ne do të shqyrtojmë sjelljet josportive të Dakut, i cili pas përjashtimit goditi tripodin e kameramanit derisa po largohej nga fusha”.
“Përjashtimi nuk do të shqyrtohet, pasi ai ishte për kartonin e dytë të verdhë”, ka thënë Grigoryants për RIA Novosti.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë