Google ADS

Federata e Notit të Kosovës organizoi turne për Pavarësinë e Kosovës

14:42 | 13 Shkurt 2017
Arbresh.info

Federata e Notit e Kosovës organizoi garën e notit ‘Kupa e Pavarësisë’, e cila u mbajt në pishinën ‘Zeniti’ në Prishtinë.

Notarët e notaret nderuan  9-vjetorit e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Morën pjesë rreth 80 garues nga 11 klubet e Kosovës: ‘Besa’ e Banjës,  Ilirida nga Fushë Kosova, ‘Termopan’ nga Prishtina, ‘Shark’ nga Prishtina, O2 Prizreni,  ‘Shkolla Zenit” e Prishtinës, ‘Nemo’ nga Prishtina,  Vëllaznimi nga Gjakova, Mitrovica, ‘H2O’ nga Prishtina dhe K.S.U ‘Zenit’ nga Prishtina.  Tri klubet fituese në bazë të medaljeve të fituara dolën: Vendi i parë: Klubi i Notit “Termopan”.

Vendi i dytë: Klubi i Sporteve të Ujit “Zenit” dhe vendi i tretë: Klubi i Notit “Mitrovica”. Sportistët më të mirë me pikë FINA u shpallën: Dren Ukimeraj K.S.U. “Zenit”, tek femrat: Yllka Ahmeti K.N “Termopan”, bënë të ditur Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme