Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Skocisë me një gjobë prej 8024 funte, pasi një pjesë e tifozëve të Skocisë, vërshëllyen himnin e Israelit në ndeshjen e tetorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Ata gjithashtu u dënuan edhe për shfaqjen e një flamuri të papërshtatshëm gjatë ndeshjes e cila u zhvillua në “Hampden Park”, të cilën Skocia e fitoi me rezultat 3-2.
Vërshëllimat kundrejt himnit israelit u përmend në raportin e delegatit të FIFA-s, ku edhe pasoi gjoba në para nga komiteti disiplinor për këtë dhe flamurin e shfaqur.
Federata e Futbollit të Skocisë u tha se kishte shkelur nenin 16-të të Kodit Disiplinor të FIFA-s, me organin drejtus të futbollit botëror duke shpjeguar se gjoba ishte për shkak të: “Rendi dhe siguria në stadiume e cila përfshinë: Shqetësimin gjatë himneve kombëtare, përdorimi i objekteve, flamujve për të transmetuar një mesazh që është jo i përshtatshëm për një ngjarje sportive.”
Kundërshtarët e ardhshëm të Skocisë, Moldavia, gjithashtu morri një gjobë pasi një dron shkaktoi shqetësime gjatë himneve kombëtare para ndeshjes së tyre kundër Austrisë./Arbresh.info
Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe ma...
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari
Mbreti Charles flet hapur pas arrestimit të vëllait të tij p...
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...
Aksioni te Apeli, vendoset mbishkrimi “Gjykata e Apelit shfa...