FC Prishtina në zi, pas vdekjes së anëtarit të stafit të klubit, Dren Ferataj.
Prishtina ka njoftuar për vdekjen e anëtarit të stafit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
I ndjeri ishte IT i klubit, derisa këta të fundit i kanë shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të tij.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Dren Ferataj, anëtar i çmuar i stafit tonë dhe IT i klubit.”
“Dreni ishte më shumë se një bashkëpunëtor ai ishte mik, mbështetës i palodhur i ekipit dhe person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin. Me urtësinë, qetësinë dhe pozitivitetin e tij të përhershëm, ai la gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë.”
“Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen e sinqertë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e tij të mirë që e sillte çdo ditë në punë.”
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferataj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.”
“Qoftë i paharruar kujtimi i tij.”
“Varrimi do të bëhet nesër, në ora 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e Dragodanit. Le të prehet në paqe”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...