FC Prishtina 01 ka triumfuar ndaj FC Vjosës në finalen e Kupës së Kosovës në futsall, duke fituar me rezultat 5:4 pas vazhdimeve.
Ky është trofeu i katërt për klubin kryeqytetas në këtë garë dhe i treti me radhë, duke dëshmuar dominimin e tyre në skenën e futsallit kosovar.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar lojtarët, trajnerët dhe stafin e FC Prishtinës për këtë arritje.
“Kjo është dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të vazhdueshëm të të gjithëve në këtë klub. Përgëzime edhe për FC Vjosa për paraqitjen dinjitoze gjatë kësaj finaleje, por që me vendimin në sekondat e fundit e eklipsuan një mbrëmje madhështore të futsallit”, ka theksuar Ademi.
Ai ka shtuar se sporti është më i bukur kur edhe humbja pranohet me dinjitet dhe se ‘fair-play’-i është një vlerë që duhet të udhëheqë të gjithë, brenda dhe jashtë fushës.
FFK, sipas Ademit, mbetet e përkushtuar për forcimin e frymës garuese, disiplinës dhe zhvillimit të futsallit si një prej shtyllave të rëndësishme të sportit në vend./rtk
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë