FC Ferizaj njofton se ka arritur transferimin e sulmuesit Ade Oguns në formë huazimi nga skuadra e njohur belge, KAS Eupen.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit ferizajas, shkruan Arbresh.info.
Ai ka bërë karrierë edhe në disa vete tjera jashtë Evropës, ku u dallua për performanca të jashtëzakonshme tek Caracas FC në Venezuelë.
Tek Carcasi ai ka luajtur 68 ndeshje, derisa ka realizuar 15 gola dhe 13 asistime.
Më parë ai ka qenë pjesë edhe e klubit të njohur afrikan Ëydad AC. Me këtë skuadër ai ka zhvilluar 18 ndeshje, ku ka shënuar pesë gola e dy asistime.
Ferizaj si synim kryesor këtë edicion e ka mbetjen në elitën e futbollit kosovar./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj