Një ditë historike për FC Drita dhe futbollin gjilanas, u shënua me inaugurimin e kampit të ri stërvitor të klubit, një hap i madh drejt zhvillimit të të rinjve dhe forcimit të të ardhmes sportive të qytetit.
Ceremonia zyrtare u zhvillua me pjesëmarrjen e figurave kryesore të klubit, përfshirë presidentin Valon Murseli, drejtorin Feti Murseli, drejtorin dportiv Valon Zymberi, si dhe kryetarin e FFK-së Agim Ademi dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ngjarja mbështetej edhe nga drejtues të klubit, media, tifozë dhe dashamirë të shumtë të FC Dritës.
Kampi nuk përfaqëson vetëm një investim infrastrukturor, por një platformë zhvillimi për talentet e reja dhe një bazë të fortë për arritje sportive.
Ai dëshmon angazhimin e klubit për të ndërtuar të ardhmen me profesionalizëm, vizion dhe hapa të sigurt.
Me këtë projekt, FC Drita synon të rrisë kapacitetet e lojtarëve të rinj, të forcojë suksesin në nivel klubesh dhe të kontribuojë në zhvillimin e futbollit në Gjilan dhe më gjerë.
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...
OVL e UÇK-së themelon këshillin e saj për shënimin e Epopesë