FC Barcelona ka shprehur ngushëllime për viktimat që humbën jetën gjatë një sulmi terrorist në Barcelonë.
Policia ka konfirmuar se 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 50 janë plagosur kur një furgon është përplasur me këmbësorët në qendër të qytetit, transmeton portali arbresh.info
Identiteti i sulmuesit është bërë i njohur.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/898223808297013250?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fsport%2F399968-fcbarcelona-condolences-terror-attack%2F
“Të trishtuar nga sulmi në qytetin tonë. Mendimet tona janë me viktimat, familjarët e tyre dhe njerëzit e Barcelonës”, thuhet në deklaratën e klubit në Twitter.
Rivali më i ashpër i Barcelonës, Real Madridi, gjithashtu ka reaguar menjëherë pas sulmit, duke dënuar ashpër sulmin terrorist./Arbresh.info
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...