FBK prezantoi trajnerin e ri të Kosovës, grekun Christos Marmarinos

15:07 | 14 Shkurt 2020
M. A.

Federata e Basketbollit e Kosovës sot ka prezentuar trajnerin e ri të Kosovës.

Në një konferencë për media, kryetari i FBK-së Arben Fetahu prezentoi trajnerin grek, Christos Marmarinos.

Marmarinos ishte për shumë vite pjesë e stafit trajnues të ekipit të Olimpiakosit, ndërsa së fundmi ishte trajner i klubit të Japonisë, Nishinomiya Storks.

Sfidën e parë do ta ketë më 20 shkurt kur Kosova do të ndeshet me Islandën në Prishtinë, kurse më 23 shkurt, Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut.

Shpërndaje në rrjete sociale