Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë dy ditë më parë u dëgjuan thirrje me gjuhë urrejtjeje dhe raciste kundër popullit shqiptar.
Pas këtij skandali ditën e sotme ka reaguar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Sipas tyre ofendimet e tilla nuk paraqesin vlerat sportive dhe njerëzore, e këto sjellje nuk kanë vend në tribuna.
“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është shumë e shqetësuar me gjuhën fyese dhe ofenduese të përdorur gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2027 ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Rumanisë.”
“Ofendimet e rënda ndaj shqiptarëve në këtë ndeshje të basketbollit nuk paraqesin vlerat sportive dhe njerëzore, e këto sjellje nuk kanë vend në tribuna.”
“FBK dënon gjuhën ofenduese të përdorur ndaj shqiptarëve dhe beson se do të merren masat ndaj akterëve të këtyre sjelljeve të pahijshme.”
“Basketbolli duhet të jetë vend i bashkimit e jo ndarjes dhe urrejtjes”, thuhet në reagimin e FBK-së.
Kujtojmë se gjatë kësaj ndeshje të pranishëm ishin personalitete të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Jashtme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq.
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi