Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 27-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të KF Dukagjini, Faton Neziri.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Shyqeri Salihu, Bujar Asllani dhe Fatmir Mehmeti.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 27-të t’i takojë Faton Nezirit, i cili shënoi dy gola në fitoren 3:1 të Dukagjinit në ndeshjen e rëndësishme kundër Llapit.
Pasi mori këtë çmim, Neziri u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës.
“Ndeshjen e kemi përgatitur gjatë gjithë javës, kemi pasur stërvitje shumë të mirë dhe ia arritëm qëllimit për të marrë tri pikë të plota”.
“Atmosfera te KF Dukagjini është shumë e mirë dhe çdo ndeshje e luajmë pa presion. Nga performanca jonë kemi merituar më shumë pikë dhe të jemi më mirë në renditjen tabelare. Megjithatë, ka edhe shumë ndeshje dhe besoj se do të pozicionohemi më mire”.
“Është ndjenjë shumë e mirë të shpallesh ‘Ylli i Javës”, andaj jam shumë i lumtur dhe e shfrytëzoj rastin të falënderoj bashkëlojtarët, trajnerin dhe udhëheqësinë e klubit për besimin”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...