Barcelona do të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen e sotshme kundër Rayo Vallecano e cila do të zhvillohet në ora 19:00.
Ylli 18-vjeçarë, Ansu Fati ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Real Madridit, në gjurin e tij të djathtë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ku kanë treguar se Fati nuk do të jetë në dispozicion të luaj në ndeshjen e sotshme.
“Lojtari i ekipit të parë, Ansu Fati ka dhimbje në gjurin e tij të djathtë. Ai nuk është i disponoheshim për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin e tij,”- shkroi Barcelona në Twitter.
Kujtojmë që Fati në ndeshjen e “El-Clasicos” është larguar nga fusha në minutën e 73-të ku është zëvendësuar me Sergio Agueron.
Ndërsa sipas “Marca” pas ndeshjen, në konferencë për shtyp, trajneri i katalunasëve ka mohuar lëndimin e 18-vjeçarit duke thënë se lëndimi është vetëm një “bezdi e vogël”.
Dyshohet se Fati e pësoi lëndimin gjatë kontaktit të tij me David Alaba.
Memphis Depay, Philippe Coutinho dhe Sergio Aguero mund të jenë treshja e sulmit te Barcelona në ndeshjen e sotshme kundër Rayos./ arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...